Botë

Ban Ki-mun: Problemi me migrimin është global dhe nuk e prek vetëm Evropën

19.10.2015 21:07

Problemi me migrimin masovik e përfshiu jo vetëm BE-në, ai mori karakter global dhe zgjidhja e tij nuk është vetëm problem i Evropës...

Problemi me migrimin masovik e përfshiu jo vetëm BE-në, ai mori karakter global dhe zgjidhja e tij nuk është vetëm problem i Evropës, deklaroi në Sllovaki sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun, njofton TASS.
 
"Duhet të jemi solidar me refugjatët dhe të bashkëndjejmë me ta. Njerëzve, të cilët druajnë nga përndjekjet politike, varfëria dhe konfliktet u nevojitet më shumë se respekt. U nevojitet mbrojtje dhe ndihmë", tha Ban.
 
Ai e mbështeti pozitën e presidentit të Sllovakisë Andrej Kiska, i cili deklaroi se vendi i tij është në gjendje të pranojë disa mijëra emigrantë.
 
Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Mirosllav Lajçak kumtoi se Bratisllava do të japë dy milionë euro në fondin e organizatës për t'i ndihmuar refugjatët.
 
Sllovakia përveç kësaj, do të ndajë 18 milionë euro për mbështetjen e refugjatëve përmes misioneve të tjera ndërkombëtare humanitare./mia