Botë

Rrëzohet avioni në Kolumbi, të paktën 7 të vdekur

19.10.2015 22:03

Pesë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur një natë më parë për shkak të rrëzimit të një avioni të vogël...

Pesë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur një natë më parë për shkak të rrëzimit të një avioni të vogël në një lagje në kryeqytetin kolumbian, Bogota.
 
Sipas njoftimit të autoriteteve kolumbiane, avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga një aeroport aty pranë.
 
Referuar njoftimit të autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, avioni u nis nga aeroporti “El Dorado” dhe pas tre minutash u rrëzua në lagjen “Engativa”.
 
Burime të policisë kanë bërë me dije se nga rrëzimi i avionit kanë humbur jetën piloti, tre pasagjerë në bord dhe një banor vendas.
 
Ky është aksidenti i tretë i ngjashëm, shënuar në Bogota gjatë tre muajve të fundit./lajme