Vendosje e foleve për shqiponjat mbretërore në një largpërçues afër Shtipit
20.10.2015 09:54
Në largpërçuesin e MEPSO-s në afërsi të Shtipit do të vendoset platformë dhe fole për qëndrimin e shqiponjave mbretërore...

Platformën dhe foletë do t'i vendosin montuesit e MEPSO-s dhe ekologët e "Akuila"-s.
Platformat paraqesin zëvendësim për foletë natyrore të shqiponjave mbretërore të cilat kryesisht qëndrojnë në drunj të vjetër. Këta shpendë për shkak të prerjes ose kalbjes së drunjve të vjetër, shpesh janë të detyruar t'i ndërtojnë foletë e tyre në largpërçuesit me tension të lartë. (mia.mk)
