Për herë të parë Ditët e kulturës koreane në Shkup
Në organizim të Ambasadës së Koresë së Jugut në Bullgari, nga 29 deri më 31 tetor në Shkup do të mbahen Ditët e kulturës koreane të cilët do të përfshijnë prezantim të muzikës, filmit dhe fotografive...

Manifestimi do të fillojë me koncer "Muzikë dhe ritme nga Koreja" në Teatrin Popullor të Maqedonisë në të cilin ansambli i njohur "Bul-se-chul" dhe të popullarizuarit "Nanta" do të performojnë shou jo të përditshëm me muzikë tradicionale koreane. Muzikën që e krijon ky ansambël tetëanëtarësh vjen nga religjioni më antik i gadishullit - shamanizmi, si dhe nga muzika popullore koreane, ndërsa "Bul-se-chul" e sendërton në mënyrë unike - duke i dhënë tingull të ri dhe modern. Krahas muzikës, në koncert do të përfshihen edhe vallëzime tradicionale, midis të cilëve edhe vallëzimi i cili është shpallur për trashëgimi kulturore dhe vallëzimi korean i maskave.
Pjesa e dytë e koncertit do të jetë performancë komike-muzikore joverbale, shou akrobatike e kuzhinës "Nanta", e cila vjen nga performansa instrumentale tradicionale koreane "Samulnory". Kuzhina është prapavija e tyre, me kuzhinierë si personazhe kryesore. Thikat dhe elementet e tjera kuzhiniere bëhen instrumente muzikore në duart e performuesve.
"Nanta" është midis shouve më të njohura në Kore që nga performansa premierë në tetor të vitit 1997, kur në një vend ka mbledhur një numër të madh të shikuesve në historinë e teatrit korean. Ky është shou i parë aziatik i cili është paraqitur në Broduej. Teatri i tyre është i hapur 365 ditë në vit, ndërsa e kanë vizituar mbi një milionë vizitorë të huaj. "Nanta" deri më tani kanë performuar në 51 vende, 289 qytete, duke tërhequr publik të huaj prej mbi dy milionë.
Më 30 dhe 31 tetor në Kinotekën e Maqedonisë do të mbahet "Odesja filmike koreane" në kuadër të së cilës do të shfaqen disa nga filmat më të popullarizuar korean: "Oda për babain tim", "Maskenbal", "Monstra", "Fshehtë, madhërishëm", "Rrobaqepësi mbretëror". Hyrja për të gjtiha ngjarjet është falas. (mia.mk)
