Asnjë marrëveshje në takimin e liderëve, Hahn i dëshpëruar
Edhe pse zgjati 12 orë, takimi i liderëve partiak me ndërmjetësim të eurokomisarit Johanes Han, ka përfunduar pa marrëveshje sot në mëngjes. Megjithatë, ka pajtueshmëri që bisedimet e grupeve të punës do të vazhdojnë...

Komisari Han u nda i dëshpëruar nga ky dështim, megjithate pret qe afatet e dakorduara te respektohen, sepse afate te reja me nuk do te kete.
“Perfundimisht kjo nuk ishte ditë e mirë shresoj qe neser te jete dite me e mire. Nuk arritëm marrëveshje, por mbetem optimist. Shpresoj se liderët e kuptuan seriozitetin e situatës. Ajo që nevojitet është lidership, përgjegjësi dhe të pasurit kujdes për interesat e vendit dhe ardhmërinë e saj . Gjithçka është e mundur. Njerëzit e mi mbeten këtu, por ata nuk mundem ta përfundojnë punën e politikanëve”, deklaroi pas takimit eurokomisari Han.
Kryeministri Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev braktisën rezidencën e BE-së në Përzhinë pak para orës 4 të mëngjesit të sotëm. Lideri i LSDM¬së Zoran Zaev pas takimit e akuzoi VMRO-DPMNE-në për blerje të kohës dhe theksoi se mbeten edhe 20 orë që të implementohet Ligji për prokurorin special dhe të zgjidhet qeveria teknike që të mund të respektohet Marrëveshja e 2 qershorit dhe 15 korrikut.
“Nuk mund të pajtohemi të dënohen mediat dhe redaktorët e mediave me ligje që nuk janë askund në botë dhe në kundërshtim me vlerat evropiane. Është e paqartë të harxhohen 8 orë në ligjin për bombat në vend se të implementohet ajo që është miratuar më 2 qeshor dhe 15 korrik. Ngelin edhe 20 orë për zbatimin e Marrëveshjes”, deklaroi Zaev.
Pas takimit, kreu i BDI-së Ahmeti deklaroi shkurt se të gjitha këto çështje do të vijojnë të bisedohen në grupin e punës.
“Mendoj se nga të gjitha këto bisedime të gjata ka gjëra që janë afruar, por ka edhe disa dallime të vogla. Do vazhdojnë grupet e punës për ti përmbyllur të gjitha dallimet që ekzistojnë. Sigurisht që ka dallime në lidhje me kompetencat, ligjin për Qeverinë, ministrat... Sigurisht se është duke u biseduar se si do të afrohen dallimet. Komuniteti ndërkombëtar është i interesuar dhe është mjaft aktiv në përmbylljen e këtij problem”, ka deklaruar Ahmeti.
Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja vlerësoi se edhe pse nuk është arritur marrëveshje përfundimtare, megjithatë ka pasur progres dhe afrim të qëndrimeve për çështje të caktuara.
“Biseduam për ligjin për materialet i cili u propozua para një jave në Kuvend. Këtu po përpiqemi të gjejmë balanc midis interesit publik në kuptim të mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe asaj që është e shkruar në Marrëveshjen e 2 qershorit dhe 15 korrikut. Biseduam edhe për ligjin për 'fishkëlluesit' e cila është risi në legjislacionin e Maqedonisë, për të cilin duhet të bëhen përpjekje plotësuese për afrim”, deklaroi Dimovki.
Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar mbajtje e takimit të sërishëm të grupeve të punës.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
