Slloveni, ushtria do të ndihmoj në ruajtjen e kufirit
20.10.2015 11:09
Qeveria sllovene ka propozuar një ligj, që i lejon ushtrisë të ndihmojë policinë në ruajtjen e kufirit...

Propozimi vjen në kohën kur mijëra migrantë kanë hyrë në Slloveni nga Kroacia. Parlamenti slloven pritet të miratojë sot ligjin e ri.
Autoritetet sllovene kanë thënë se do të pranojnë vetëm 2,500 migrantë në ditë, përkundër kërkesës së Kroacisë që të pranohen rreth 5 mijë emigrant.Kufizimet kanë bërë që mijëra njerëz të bllokohen në Kroaci dhe Serbi.
Ministria e Brendshme sllovene ka thënë se rreth 5,000 migrantë kanë hyrë në territorin e saj dhe se 900 prej tyre tashmë kanë udhëtuar drejt Austrisë.
