Zbulohen 23 futbollistët kandidatë për "Topin e Artë", ja dhe 10 trajnerët pretendentë
Janë zbuluar 23 futbollistët dhe 10 trajnerët që do të garojnë për "Topin e Artë"...

FIFA dhe “France Football“ publikuan listën e 23 futbollistëve dhe 10 trajnerëve që do të pretendojnë fitoren e Topit të Artë në kategoritë respektive, në ceremoninë që do të zhvillohet në 11 janar të vitit 2016.Barcelona, skuadra kampione e Evropës, përfaqësohet në këtë listë nga 6 futbollistë, ku përveç treshes sulmuese Messi-Neymar-Suarez, janë të përfshirë edhe Iniesta, Rakitic e Mascherano.
Ndërsa Reali i Madridit ka 5 kandidatë në këtë listë: Ronaldo, Benzema, Bale, Kroos dhe James Rodriguez.
Për t'u theksuar është se mes 23 futbollistëve kandidatë të Topit të Artë, nuk ka shumë përfaqësues të Juventusit, kampione e Italisë dhe finaliste e Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar. Për bardhezinjtë spikat Paul Pogba, ndërkohë që bie në sy edhe emri i Arturo Vidal, i cili gjatë muajve të verës u transferua te Bayern Munchen.
Edhe klubi gjerman ka futbollistët e tij mes kandidatëve për këtë trofe: Leëandoëski, Muller, Neuer dhe Robben.
Pak javë më vonë do të mësohen edhe emrat e 3 finalistëve që do të përcaktohen nga trajnerët dhe kapitenët e skuadrave kombëtare.
Ndërkaq, përsa u përket trajnerëve, mes 10 pretendentëve shfaqen emrat e Luis Enrique dhe Massimiliano Allegri, Ndërkohë që në garë janë edhe trajnerë si Unai Emeri, Pep Guardiola, Laurent Blanc, Carlo Ancelotti apo Jose Mourinjo.
