Vrapçisht, bashkëshorti vret gruan me sëpatë
20.10.2015 11:47
Një burrë nga Vrapçishti i Gostivarit ka mbytur me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas është dorëzuar në polici...

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare shkak ka qenë raportet jo të mira familjare.
Vrasësi është i moshës 49 vjeçare, ndërsa gruaja e tij 44 vjeçe, ndërsa nga martesa e tyre kanë edhe dy fëmijë.
Në vendngjarje ka shkuar prokurori publik dhe ekipi i krim teknikës nga MPB, ndërsa hetimet për vazhdojnë.
