Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" vazhdon në Tetovë

20.10.2015 11:48

Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" nesër do të jetë në Tetovë ku do të prezantohen mundësitë që ua ofron shteti qytetarëve për zgjidhjen e çështjes banesore...

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave do t'u sqarojnë qytetarëve sa subvencione mund të marrin gjatë blerjes së shtëpisë së re, cili mund të aplikojë dhe cili është procesi i aplikimit.

Në prezantim do të marrin pjesë edhe kompani ndërtimore me ofertë të banesave, si dhe përfaqësues nga bankat të cilat do të qëndrojnë në dispozicion për të gjitha pyetjet e qytetarëve.

Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" mban prezantime në qytetet nëpër tërë Maqedoninë, me qëllim ta afrojë projektin deri te secili qytetar i cili ka nevojë për të.