Ban Ki-moon, për vizitë në territoret palestineze dhe në Izrael

20.10.2015 12:05

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, nis sot një vizitë të paparalajmëruar në Izrael dhe në territoret palestineze...

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad Malki, u ka thënë mediave lokale se Ban do të takojë edhe liderët izraelitë edhe ata palestinezë.

Zyrtarë të OKB-së kanë thënë se vizita do të zgjasë dy ditë, por nuk kanë dhënë detaje.

Vizita vjen në kohën e dhunës në rritje midis izraelitëve dhe palestinezëve, për shkak të qasjes në një vend në Jerusalemin Lindor, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë, edhe për myslimanët.

Në këto përplasje tetë izraelitë dhe mbi 40 palestinezë janë vrarë.