Sonte nata e pestë e Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”

20.10.2015 12:39

Pasqyrimi i realitetit jetësor përmes dramës është duke e rritur fizionominë e Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”...

Pasqyrimi i realitetit jetësor përmes dramës është duke e rritur fizionominë e Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, kjo u dëshmua mbrëmë nga trupa e Preshevës, të organizuar nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica”, me pjesën “Emigranti”, të autorit Slavomir Mrozhek, me demonstrimin e lojës nga aktorët, Musa Isufi dhe Mendim Murtezi, me regji të realizuar nga Afeida Boriçi.

Dy lojtarë të ndryshëm, me formacione të ndryshme, në mënyrë të përkryer mishërojnë protagonistët e autorit Mrozhek.

Ngjarja e shfaqjes ndodhë pikërisht aty ku dy shqiptarë nga një vend i papërcaktuar jetojnë së bashku në një bodrum të panjohur, në Evropën Perëndimore, njëri që ka ikur nga vendi i vet për arsye politike, kurse tjetri ka ikur vetëm të fitojë para. Ngjarje kjo që është aktuale edhe sot, shprehet regjisori, Milto Kutali.

Sonte në natën e pestë të Festivalit para publikut dibran do të paraqitet trupa teatrore nga Prishtina, me pjesën “Gishti”, të autores Doruntina Basha, me regji të realizuar nga  Erson Zymberi. (Atli Dema, TVM2)