Nëpër Maqedoni deri më tani kanë kaluar 158.435, sot plus 2.696 shtetas të huaj
Në periudhën prej orës 08:00 më 19.10.2015 deri më 20.10 2015 në orën 08:00 janë dhënë vërtetime për gjithsej 2.696 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.270 janë meshkuj, 504 femra, 806 fëmijë të cilët shoqërojnë mbajtësin e vërtetimit, si dhe 116 fëmijë të tjerë që udhëtojnë pa një prind, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur të paraqesë kërkesë për njohjen e të drejtës për azil...

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, kumtoi sot MPB-ja, shumica janë shtetas të Sirisë 1.857, 362 nga Afganistani, 309 nga Iraku, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në periudhën nga 19.06.2015 deri më 13.10.2015 në orën 8:00 janë lëshuar vërtetime gjithsej 158.435 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 100.870 janë të gjinisë mashkullore, 22.036 janë të gjinisë femërore, si edhe 29.024 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, por edhe 6.505 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është lëshuar vërtetim për qëllim të shprehur për shtrimin e kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 108.772, pastaj të Afganistanit - 26.180, Irakut - 12.006, Pakistanit - 3.744, Iranit - 1.896, Palestinës - 1.533, Somalisë - 827, Bangladeshit - 828, Kongos - 450, Nigerisë - 246, Kamerunit - 218, Eritresë - 204, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më 20.10.2016 deri te Sektori për azil janë shtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë kërkesa nga shtetas Afganistanit, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit.
Në periudhën prej orës 08:00 më 19.10.2015 deri 20.10.2015, në ora 08:00 në Departamentin për azil nuk ka të paraqitur kërkesa për njohjen e të drejtës për azil në bazë të vërtetimit të dhënë më parë për qëllimin e shprehur të dorëzojë kërkesë për njohjen e të drejtës për azil. (mia.mk)
