Siri: 45 të vrarë nga sulmet ruse

20.10.2015 14:27

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar për 45 persona të vrarë në provincën Latakia, nga sulmet ruse...

Të vrarët janë nga radhët e rebelëve të moderuar dhe civilëve.

Sipas observatorit, në mesin e të vrarëve është edhe shefi i shtabit të Divizionit Bregdetar, të grupit të rebelëve, Basil Zamo.

Grupi, i cili lufton kundër forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad, njihet me emrin si Ushtria e Lirë Siriane, është një nga shumë grupet që është mbështetur ushtarakisht nga Washingtoni. (rel)