Botë
Kievi dhe kryengritësit filluan t'i tërheqin tanket nga rrethi i Donjeckut
20.10.2015 15:11
Armata e Ukrainës dhe separatistët prorusë sot kumtuan se kanë filluar t'i tërheqin tanket dhe armët e tjera nga linja e frontit në rajonin e Donejckut...

Armata e Ukrainës dhe separatistët prorusë sot kumtuan se kanë filluar t'i tërheqin tanket dhe armët e tjera nga linja e frontit në rajonin e Donejckut, pasi ky proces përfundoi në rajonin fqinj të Luganskut.
"Filluam sot t'i tërheqim tanket, armët e kalibrit nën njëqind milimetra dhe minahedhës me kalibër deri në 120 milimetra", deklaroi Leonid Matjohin, zëdhënës i armatës ukrainase.
Tërheqja filloi në rajonin e Debalcevës, pikë strategjike e lidhjes së qendrave kryengritëse të Donjeckut dhe Luganskut.
Informacioni u konfirmua nga Eduard Basurin, njëri prej liderëve kryengritës në Donjeck.
Ai shtoi se nesër kryengritësit do t'i tërheqin tanket, e sistemuara pranë Novoazovskut në bregun e Detit Azov në afërsi të portit strategjik Mariupol, qyteti i fundit i madh në zonën e konfliktit, që është nën kontrollin e Qeverisë në Kiev.
Basurin theksoi se pas Novoazovskut në radhë është Donjecku.
Në konfliktin e armatosur në Ukrainë, i cili filloi në prill të vitit 2014 jetën e kanë humbur mbi tetë mijë persona./mia
