Show Biz

Sa vjeçe është Beyonce në të vërtetë?

20.10.2015 15:57

Sipas një teorie konspirative që po shkon tash e dhjetë vite, Beyonce mund të ketë më shumë vite sa ajo raporton...

Më 4 shtator këtë vit Beyonce ka bërë 34 vite, sipas dokumenteve që ajo ka prezantuar se është e lindur në vitin 1981.
 
Por, sipas një dokumenti të dalë nga zyret e shërbimit në Teksas, aty shkruhet se Beyonce ka lindur në vitin 1974, gjë që do e bënte atë 41 vjeçare.
 
Kjo gjë është duke u folur tash e sa vite, ndërsa së fundmi edhe babai i saj në njëfarë mënyre ka konfirmuar se mosha e bijës së tij nuk është sa ajo e thotë, transmeton lajmi.net.
 
Ai në një intervistë në një radio ka treguar se Beyonce ka luajtur në lagje me bashkë-moshatarët e saj, Pink dhe Usher.
 
Megjithëse as Pink e as Usher nuk i kanë 41 vjet, transmton lajmi.net, del që Beyonce të jetë afërsisht 36 vjeçare, e jo 34 siç thotë ajo.
 
Por, babi i saj ose mund t’i ketë ngatërruar datat, ose ky mund të jetë një deklarim që e ka bërë nga inati pasi bija e tij e ka pushuar nga puna e menaxherit babain e saj kohë më parë.
 
Një teori tjetër thotë se Beyonce mund të jetë nëna e asaj që njihet si motra e saj, Solange Knowles, por pas deklaratave të babait të saj, del që kjo të jetë e pamundur pasi Beyonce ka pasur vetëm 7 vjet kur Solange është lidur./Lajmi.net