Botë
Filipine, tajfuni “Kolu”, të paktën 22 persona humbin jetën
20.10.2015 16:09
Shiu i rrëmbyeshëm i thelloi sot pasojat nga përmbytjet në zonat bujqësore dhe malore në pjesën veriore të Filipineve...

Shiu i rrëmbyeshëm i thelloi sot pasojat nga përmbytjet në zonat bujqësore dhe malore në pjesën veriore të Filipineve, pas ardhjes së tajfunit më të ri, i cili e goditi vendin dhe në të cilin e humbën jetën të paktën 22 persona, të cilët në atë moment gjendeshin në varka në det apo në shtëpitë e tyre.
Më shumë se 200 fshatra në zonat bujqësore janë përmbytur, ndërsa në disa zona ka më shumë se një metër ujë.
Stuhia tropikale “Kolu” u dobësuar dhe u zhvendos në zonën e detit jugor kinez, por shiu i fuqishëm dukshëm e keqësoi situatën në pjesën veriore të Filipineve, ku dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur.
“Kolu” është tajfuni i dytë, i cili i goditi Filipinet këtë vit dhe i cili rrezikoi pothuajse 300 mijë persona në ishullin kryesor Luzon, kumtoi Agjencia Qeveritare për Menaxhim me Fatkeqësi Natyrore.
GAZMEND REXHEPI
