Maqedoni

Besimi për rekomandimin e KE-së: Do ta humbasim nëse nuk arrihet marrëveshje

20.10.2015 17:23

Pas eurokomisionerit Hahn, edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi, thotë se Maqedonia mund të humbasë rekomandimin për fillimin e negociatave...

Pas takimit me zyrtarë të lartë evropianë në Bruksel, Besimi theksoi se zbatimi i plotë i marrëveshjes politike paralelisht me përmbushjen e reformave është kusht i domosdoshëm për rekomandimin e sivjetmë të Komisionit Evropian.
 
Sipas Besimit,  kjo është mënyra e vetme që Maqedonia të vazhdojë rrugën evropiane. 
 
“Maqedonia duhet të punojë paralelisht në pakon e reformave dhe dialogun politik, respektivisht marrëveshjen politike të arritur, implementimin e plotë të tij, me qëllim që të mund të reflektojë në raport dhe Maqedonia të vazhdojë në Këshillin Evropian me rekomandim, i cili do të japë mundësi që Maqedonia të ruaj rrugën e saj evropiane edhe në periudhën që vjen”- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.