Maqedoni
Komunikacioni në Izvor nesër në ndërprerje njëzet minuta
20.10.2015 19:26
Për shkak të kryerjes së punëve në rrugë përkatësisht minim të rrugës A2 Kërçovë-Ohër, në Izvor...

Për shkak të kryerjes së punëve në rrugë përkatësisht minim të rrugës A2 Kërçovë-Ohër, në Izvor, nesër komunikacioni do të jetë në ndërprerje 15 deri në 20 minuta në periudhën mes orës 15:00 deri në orën 17:00.
Ashtu siç kumtoi LAMM, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia
