Botë

Rusia dhe SHBA nënshkruan marrëveshje për fluturimet mbi Sirinë

20.10.2015 20:15

Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë dhe të SHBA-së sot nënshkruan marrëveshje për parandalim nga incidentet gjatë fluturimeve të aviacionit...

Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë dhe të SHBA-së sot nënshkruan marrëveshje për parandalim nga incidentet gjatë fluturimeve të aviacionit në kornizat e operacionit ushtarak në Siri.
 
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov deklaroi se me dokumentin rregullohen aksionet e aeroplanëve dhe fluturakeve pa pilot në hapësirën ajrore të Sirisë. Definohen rregullat dhe kufuzimet  që të pengohet çfarëdo lloj incidenti mes aviacionit rus dhe amerikan.
 
"Pas hyrjes në fuqi të dokumentit do të formohet kanal për komunikacion operativ dyditor i cili do të mundësojë lidhje mes komandave ushtarake të Rusisë dhe SHBA-së, për shkak të afrimit të ndihmës së ndërsjellë  gjatë situatave eventuale të krizave", sqaroi Konashenkov.
 
Ai shtoi se marrëveshja është arritur në iniciativën e Rusisë dhe se paraqet nivel më të lartë të bashkëpunimit mes Rusisë dhe SHBA-së në luftën kundër terrorizmit.
 
"Marrëveshja paraqet bashkëpunim të jashtëzkaonshëm ushtarak-teknik mes të dy vendeve dhe nuk ndikon ndaj pozitës parimore të Rusisë, ushtria e të cilës në Siri zbaton operacion në thirrje të autoriteteve siriane, për dallim nga vendet e tjera të cilat përdorin forcë pa pajtimin sirian dhe pa vendim të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare", theksoi Konashenkov.
 
Zëdhënësi i Pentagonit Xhef Dejvis dje paralajmëroi se SHBA dhe Rusia do të nënshkruajnë marrëveshje për mirëkuptim, me të cilin saktësohet se si pilotët mund të evitohen mbi Sirinë, duke marrë parasysh se të dy forcat zbatojnë fushata ajrore./mia