Ndërprerje e komunikacionit në Gradsko dhe Izvor

21.10.2015 09:13

Për shkak të xhirimit të filmit francez "A Fond" sot nga ora 05:00 deri në orën 18:00 do të mbyllet një pjesë e autostradës nga motel "Maqedonia" deri në Gradsko, kumtoi LAMM...

Nga produksioni "Manifaktura" njoftojnë se në periudhën e caktuar komunikacioni do të orientohet përgjatë rrugës së vjetër me shenja adekuate të komunikacionit.

Ndërprerje të komunikaiconit për shkak të minimeve do të ketë edhe në aksin rrugor Kërçovë - Ohër, te vendi Izvor, me kohëzgjatje prej 15-20 minutave në periudhën kohore mes orës 15:00 deri 17:00. (mia.mk)