Ndarje e Çmimit shtetëror për praktikat me përgjegjësi shoqërore për vitin 2014

21.10.2015 09:10

Ky projekt synon ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të punëdhënësve në lidhje me konceptin e përgjegjësisë shoqërore në rajonin e Evropës Juglindore....

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri do të marrë pjesë në edicionin e tetë me radhë të ceremonisë së ndarjes së Çmimit shtetëror për praktikat me përgjegjësi shoqërore për vitin 2014, që është pjesë e projektit "Përgjegjësia shoqërore për të gjithë" që bashkë-financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Trupin Koordinues për Përgjegjësinë Shoqërore dhe Konfederatën e Biznesit të Maqedonisë.

Ky projekt synon ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të punëdhënësve në lidhje me konceptin e përgjegjësisë shoqërore në rajonin e Evropës Juglindore.

Çmimet në formën e statujave dhe pllakave do të ndahen nga ministri Neziri, i cili do të hapë evenimentin, ndërsa paraqitje do të ketë edhe sekretari i parë dhe udhëheqësi i sektorit ekonomik dhe financiar në Delegacionin e Komisionit Evropian, Jaromir Leviçek.

Ngjarja do të mbahet në hotelin "Holiday Inn" në Shkup, me fillim në ora 11:00. (mia.mk)