"Tekstport" i Austrisë do të ndërtojë fabrikë në komunën Ilinden
21.10.2015 09:19
Në zonën ekonomike Marino-Kadino në komunën Ilinden sot do të vendoset gur-themeli për fillimin e ndërtimit të objektit të ri të ndërmarrjes austriake nga industria e tekstilit "Teksport"...

Ndërmarrja merret me prodhimin e veshjeve mbrojtëse tekstile, ndërsa në komunën Ilinden do të ndërtojë fabrikë me sipërfaqe prej 4.500 metra katrorë.
Investimi i përgjithshëm, sipas investitorëve është vlerësuar në 3,5 milionë euro dhe pritet të hapen 400 vende pune.
Në fillimin e punëve ndërtimore do të marrë pjesë kryetari i komunës së Ilinden Zhika Stojanovski dhe Otmar Shnajder, pronar i ndërmarrjes "Teksport." (mia.mk)
