Ditë studimore "Krizë/a kombëtare dhe pajtim/e" me ligjërues nga Franca

21.10.2015 09:31

Instituti francez dhe Ambasada e Francës në Maqedoni sot në Shkup organizojnë ditë studimore me titull "Krizë/a kombëtare dhe pajtim/e"...

Në seminarin, në të cilin janë paraparë tre panel-diskutime, do të marrin pjesë intelektualë nga sfera universitare nga Maqedonia, nga Franca, nga organizata joqeveritare, si dhe studentë nga fakultetet juridike në Shkup, Tetovë dhe Manastir. Ditën studimore do ta udhëheqë An Bazen, profesor i Fakultetit për shkenca politike në Lil, ndërsa mdoerator i debatit do të jetë Sebastijen Botro-Bonter, atashe për bashkëpunim në Ambasadën e Francës në Shkup.

Dita studimore organizohet në bashkëpunim me fakultetet juridike pranë UCM në Shkup dhe pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir, Aleanca franceze në Tetovë, Aleancafranceze në Manastir dhe Instituti për hulumtim dhe studime evropiane në Manastir. (mia.mk)