Turneja e dytë filmike REEL ROCK në Shkup

21.10.2015 09:34

Edicioni i dhjetë i REEL ROCK tradicional të turnesë filmike, me filmat më të mirë botëror dhe më të shikuara alpiniste sonte premierë do të shfaqet në kinemanë Fronsina në Qendrën kulturore për të rinj....

Ky është viti i dytë i paraqitjes së REEL ROCK në Shkup, i cili këtë vit shënon 10 vjet. Festivali do të ofrojë program prej pesë filmave dokumentarë për ndodhitë dhe arritjet më të mëdha në botën globale në ngjitje. Përveç prezantimeve të ndryshme, ndarje të çmimeve, prani të alpinistëve të njohur, filma të shkurtë dhe prezantime, do të shfaqen edhe dy filma lokalë për arritjet në skenën lokale të ngjitjes.

Të themeluara në vitin 2006 nga ana e Xhosh Lovel (Big UP Produkctions) dhe Piter Mortimer (Sender Films), REEL ROCK projeksionet i shfaqin filmat më të mirë për aventurat alpiniste për publikun në mbarë botën dhe janë ngjarje shpirtërore ku alpinistët, aventuristët dhe adhuruesit e natyrës bashkohen për ta festuar dhe për ta shikuar thelbin e aventurës së filmit.

REEL ROCK, turneja e dhjetë me radhë filmike filloi më 17 shtator në Bolder, Kolorado dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2015. Këtë vit me jubileun REEL ROCK 10, Shkup së bashku me edhe 450 qytete nëpër botë, sërish do ta ketë mundësinë jo të përditshme për ta shikuar premierën e edicionit më të ri të REEL ROCK dhe do të marrë edhe një dozë të autdor më të mëdhenj dhe arritje të ngjitjes, nga ngjitësit më të njohur dhe më me përvojë siç janë Din Poter, Tomi Kolduell, Aleks Honold, Xhimi Veb, Daniell Vuds dhe Kevin Jorgeson.

Ngjarja është në organizim të Solis dhe SkiMaqedoni me mbështetje të Ambasadës së SHBA-së në Shkup. (mia.mk)