Jolevski në takim ministror të A5 dhe procesit SEDM në Dubrovnik
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski sot dhe nesër do të marrë pjesë në Takimin ministror gjithëpërfshirës rajonal në formatin A5 - Karta e Adriatikut dhe Procesi SEDM, që do të mbahet në Dubrovik, Republika e Kroacisë....

Në takim në SHBA-Karta e driatikut dhe procesi SEDM, ministrat e mbrojtjes do të bisedojnë për projektet dhe aktivitetet në mbrojtje dhe siguri, si dhe për pjesëmarrjen e mundshme të përbashkët në operacione paqesore, posaçërisht atyre të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.
Siç është paralajmëruar, pritet që ministri Jolevski në margjinat e takimit të realizojë disa takime, midis të cilëve edhe me Evelin farkash, zëvendës-ndihmëse e Sekretarit për mbrojtje të SHBA-së, ministrin për Siguri Kombëtare të Turqisë, Ismet Jillmaz, ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Andreja Katiq dhe me nënsekretarin e mbrojtjes së Italisë, Domeniko Rosi.
Në Takimin ministror gjithëpërfshirës do të marrin pjesë ministrat e mbrojtjeve të vendeve nga Evropa Juglindore, midis të cilëve edhe i Sllovenisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Turqisë, Moldavisë, Italisë, Bullgarisë, Malit të Zi, Rumanisë, zëvendës-ndimësi i sekretarit për mbrojtje i SHBA-së, RAKVIK, Kombeve të Bashkuara dhe të tjerë. (mia.mk)
