Më së shumti reshje shiu kanë rënë Llazaropole dhe Dibër
Gjatë natës së kaluar më shumë reshje shiu kanë rënë në Llazaropole, 19litra në një metër katror, me ç'rast pasojnë Dibra me 17 dhe Mavrova dhe Berova me 16 litra në një metër katror, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike....

Në Kriva Pallankë dhe në Pozharane janë regjistruar 14 reshje shiu në një metër katror, ndërsa në Tetovë, Vinicë dhe Dojran nga 12, në Pretor, në Shkup, në Gjevgjeli tetë litra në një metër katror...
Sipas DPHM-së, moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm lokal veçanërisht paradite. Gjatë ditës të reshurat do të ndalen, ndërsa sërish do të paraqiten nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes. Do të fryjë erë e dobët veriore deri në mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe erë mesatare veriore, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit ende do të ketë të reshje të dobëta të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 15 gradë Celsius.
Të reshura të rrëmbyeshme të shiut do të ketë të enjten ku në shumë vende pritet të bien mbi 25 litra në një metër katror. Temperatura do të ulet për pesë deri në tetë gradë Celsius. (mia.mk)
