16-të aksidente për 24 orë në Shkup

21.10.2015 10:12

Gjashtëmbëdhjetë aksidente janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shkup, prej të cilave në shtatë lëndime të lehta kanë pësuar katër shoferë të automjeteve dhe pesë bashkëudhëtarë. Nëntë aksidente janë me pasojë dëme materiale...

Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në transportin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në shkollën fillore "Dimitar Milladinov", që gjendet në Komunën Qendër.

Në organizim të Plenumit të shkollës së mesme do të mbahet marshi protestues nëpër rrugë në zonën qendrore të qytetit deri në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Me qëllim që komunikacioni të zhvillohet në rregull, policia e trafikut njoftoi se do të ndërmarrë masa të duhura për sigurimin e trafikut dhe nëse nevojitet edhe riorientim të komunikacionit. (mia.mk)