Palet nuk merren vesh, dështon afati për qeveri teknike

21.10.2015 10:57

Ka dështuar edhe afati i 20 tetorit i parapare në Marrëveshjen e Përzhinës për votimin e Qeverisë teknike...

Në protokollin e 15 korrikut, data 20 tetor ishte afati i fundit kur palët duhej të merreshin vesh për detajet lidhur me ndryshimet në Qeveri.Pengesat kryesore gjatë bisedimeve  kuptohet te kene qene të ndërlidhura me Ministrin e Brendshëm dhe ingerencat e tij.

VMRO DPMNE ka kërkuar  që zv.ministri i tyre të ketë të drejtën e  veto-s  ndaj çdo vendimi të ministrit.

Nga ana tjetër, është arritur marrëveshje për Ligjin për bombat. Grupet punuese mbrëmë gjithashtu janë marrë vesh edhe për Komisionin Anketues Parlamentar  ku  janë mbyllur 90% e mosmarrëveshjeve.

Ndryshe në ora 12, sipas marrëveshjes mes partive politike, duhej të arrihej marrëveshje për emërimin e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj.

Deri më tani ka skaduar edhe afati për Kodin Zgjedhor, ndërsa është vënë në pikëpyetje edhe çështja e Prokurorisë Speciale, si e vetmja pikë e marrëveshjes që u realizua në afatin e paraparë. 

LSDM –ja disa herë ka deklaruar se  në  rast mosrespektimi të  afatit  të caktuar, marrëveshjen e Përzhinës e konsideron si të deshtuar dhe plani “B” i socialdemokratëve përfshin mundësinë e publikimit të bombave të reja.