Arsenali mposht Bayernin, sfidë spektakolare në Leverkusen
Arsenali ia doli të regjistroj fitoren e parë këtë vit në Ligën e Kampionëve, edhe ate në sfidën më të vështirë deri më tani, duke triumfuar ndaj Bajernit të pamposhtur me 2-0, fal golave të shënuar nga Olivier Giroud dhe Mesut Ozil...

Pjesa e parë me raste i takoi skuadrës londineze, që u ndal nga portieri fantastik gjerman, Manuel Neuer, I cili pati edhe një paraqitje mbresëlënëse. Në pjesën e dytë, Arsenali e kërkoi golin e avantazhit dhe këtë e arriti në minutën e 77 përmes Olivier Giroud.
I vetmi rast që vlen të përmendet për bavarezët ishte ai i Robert Lewandowski, kur u gjend përballë Petr Cech në minutën e 74-t të takimt, por u tregua i ngathët. Golin për fitore të madhe të vendasve e shënoi në kohën shtesë Mesut Ozil, me c'rast londinezët triumfuan me rezultat prej 2-0. Vlen të theksohet se kjo është humbja e parë për Bayernin në Ligën e Kampionëve, por edhe në Bundesliga. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Olympiakos shënoi fitore minimale prej 1-0 ndaj Dinamos në Zagreb, fal golit të shënuar nga Braun.
Në kuadër të Grupit E, u zhvillua një super sfidë mes Bajer Leverkuzenit dhe Romës, që në fund, pas tetë golave të shënuar, të dyja skuadrat të ndajnë nga një pikë, duke luajtur baraz 4 me 4. Në Baj Arena, shikuesit u kënaqën në një duel spektakolar, në të cilin vendasit fillimisht avancuan me 2-0, pas golave të shënuar nga Chicharito, që më pas, të vijnë katër gola rresht të mysafirëve, përmes De Rosit dy herë, Pjaniçit dhe Falkes.
Por, farmaceutët nuk u dorëzuan dhe së pari zvogëluan epërsinë në 3-4 përmes Kampl, që në minutën e 86-të, futbollisti shqiptar Admir Mehmedi, të shënoj golin e barazimit për 4-4 në këtë sfidë spektakolare. Në takimin tjetër të grupit, Barcelona, pa vështirsi ia doli në Borisovin e ftohtë të mposhtë vendasit e Bates, me 2-0, fal golave të kroatit Rakitiç.
Nga ana tjetër, në Grupin G, Chelsea nuk arriti të nxjerë më shumë se një pikë në udhëtimin e vështirë te Dinamoja në Kiev, pasi të përzgjedhurit e Zhoze Murinjos luajtën pa gola. Lideri I këtij grupi, Porto, pa vështirsi mposhti me 2-0 Makabin, pas golave që u shënuan nga Aboubakar dhe Brahimi.
Dhe në grupin H, fitoret erdhën për vendasit. Valencia, në një sfidë në të cilën të gjithë tre golat u shënuan nga mysafirët e Gentit, megjithatë ia doli të fitoj me 2-1, pasi belgët shënuan dy herë në portën e tyre, përmes Nielsen dhe Mitroviçit, ndërsa në kahjen e duhur shënoi vetëm Foke. Në sfidën tjetër, Zeniti, në Rusi mposhti me 3-1 francezët e Lionit. Për vendasit shënuan Dzyuba, Hulk dhe Danny, ndërsa për mysafirët Lacazette. (Mustafa Ademi, TVM2)
