Rritet fluksi i migrantëve, vetë dje 5.700
Në qendrën për pranim të migrantëve në Gjevgjeli gjatë natës së kaluar kanë hyrë 5.700 migrantë të cilët pas evidentimit janë nisur drejt vendkalimit kufitar Tabanoc....

Fluksi i kigrantëve është rritur në orët e mbrëmjes për skak se, krahas trenave, në transport janë inkuadruar edhe autobusë dhe taksi automjete.
Nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Gjevgjeli sot njoftuan se pas mbërritjes migrantëve po u shpërndahet ushqim dhe veshmbathje në shtëpiza për këtë dedikim dhe se në hapësirën para gropës spetike në kamp janë montuar govata për larjen e rrobave të cilat në mënxrë aktive përdoren nga ana e migrantëve.
Me ndihmë dhe donacion të pajisjes, sipas marrëveshjes së firmosur me QMK-në, do të inkuadrohet edhe "SOS Fshati i fëmijëve" menjëherë pasi që të marrë lokacion për akomodim në transit qendrën e përkohshme për migrantë.
Ketering shërbimet filluan të donojnë ushqim të ngrohtë për migrantët, ndërsa për shkak të përfshirjes së kfizuar së shpejti do të vendoset se nëse në hapësirën e kampit do të ketë vi-fi lidhje për nevojat e shërbimeve dhe migrantëve. (mia.mk)
