Maqedoni

Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, sonte ndahen çmimet, në skenë Baleti i Kosovës

21.10.2015 14:01

Në skenën e Qendrës për Kulturë në Dibër mbrëmë u shfaq drama “Gishti” e autores Doruntina Basha, me regji të realizuar nga Erson Zymberi...

Aktorët, Irena Cahani dhe Teuta Krasniqi, e para në rolin e vjehrrës dhe e dyta në rolin e nuses, pas Luftës të mbetura të vetme në një shtëpi, dy gra vuajnë, besojnë, shpresojnë dhe ëndërrojnë.
 
Jo për një vjet, por për 10 vjet ato presin e vuajnë në të njëjtën lojë, në të njëjtën ditë.
 
Një luftë për të vërtetën e dhimbjen të cilat humbën dy burrat e shtëpisë dhe akoma janë në pritje për djalin dhe burrin e zhdukur gjatë luftës në Kosovë. 
 
Sonte në natën e fundit para publikut dibran do të performojë Baleti i Kosovës, me pjesën “Ngjyrat e vallëzimit”, me koreografi të realizuar nga Mehmet Ballkan. 
 
Ndërkaq, pas baletit do të bëhet edhe ndarja e çmimeve të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”.
 
ATLI DEMA