Maqedoni
“Skupifest”, në QKR prej më 27 tetor deri më 1 nëntor
21.10.2015 15:30
Me shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Urban Teatrit të Prishtinës, më 27 tetor edhe zyrtarisht do të fillojë Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “SkupiFest”...

Po në të njëjtën natë artdashësit do të kenë rastin të shikojnë edhe shfaqjen “Fundi i dashurisë”, ku do të interpretojnë aktorë të teatrit nga Sllovenia dhe Kroacia.
Artdashësit gjatë gjashtë ditëve do të kenë mundësi të shikojnë shfaqje nga teatro të ndryshëm.
“Besoj se publiku do të jetë i kënaqur me shfaqjet dhe do të mund të shikojë teatro nga më të ndryshmit, lloje të ndryshme të teatrove, mënyra të ndryshme të vënies në skenë, mënyra të ndryshme të luajtjes, apo më saktë të bërjes së teatrit ndryshe nga ata që kemi parë deri sot”- deklaroi drejtori i Festivalit “Skupifest”, Muzbajdin Qamili.
Festivali i Teatrove do të përmbyllet më 1 nëntor me shfaqjen “Shtëpia e zemërimit”, me regji të Diana Dobrevës, të interpretuar nga aktorët e teatrit “Vëzrazhdane” nga Bullgaria.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
