Maqedoni

UShT ndan bursa për më të mirët, Ahmeti: Vazhdojmë t’i motivojmë studentët tanë

21.10.2015 15:41

UShT ka ndarë bursa për studentët më të mirë të ciklit të parë dhe të dytë për vitin akademik 2015-2016...

Fituesit e bursave do të lirohen nga pagesa e semestrit vjetor. Së shpejti UShT do të  publikojë edhe vendimin për lirim nga pagesa për studentët që pësuan nga vërshimet në rajonin e Tetovës, të “Lagjes së Trimave” në Kumanovë, dhe fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. 
 
“Ne do të ndajmë 75 bursa studentore për studentët e ciklit të parë dhe 15 bursa për studentët e ciklit të dytë për vitin akademik 2015/2016, për studentë të cilët i kanë plotësuar kriteret e kërkuara. Pra, sot ne do të ndajmë bursa për këto kategori të studentëve, edhe atë: për studentët e ciklit të parë, që kanë arritur mesataren e suksesit 9.5 dhe studentët që i kanë kryer studimet  themelore me mesatare 9.8, Universiteti ynë ju mundëson studime falas në ciklin e dytë. Së shpejti, ne do ta publikojmë edhe vendimin për lirim nga pagesa për studentët që pësuan nga vërshimet në rajonin e Tetovës, studentët e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë, ushtarët e UÇK-së, fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës”- deklaroi rektori i UShT-së, Vullnet Ahmeti.
 
Rektori i UShT-së, Vullnet Ahmeti, thotë se edhe më tej do të vazhdojnë t’i motivojnë studentët për t’ju treguar se e vlerësojnë mundin e tyre.
 
VISAR SADIKI