Maqedoni
Neproshten, asfaltohen 2 kilometra rrugë
21.10.2015 16:05
Komuna e Tearcës në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ka bërë shtrimin e rrugës prej 2 kilometrash në fshatin Neproshten...

Kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani, thotë se Komuna që drejton ai ka investuar mbi 20 milion denarë në këtë vendbanim.
“Kërkesë e kamotshme e banorëve të fshatit Neproshten për rehabilitimin e rrugës kryesore të këtij vendbanimi, që nga ish sistemi, që në periudhën e monizmit, kjo rrugë ka qenë e shtruar për atë kohë, por kanë kaluar tre dekada dhe erdhi momenti që ne sot kemi filluar me asfaltimin e rrugës kryesore të këtij vendbanimi. Ndërsa ne si komunë në këtë vendbanim kemi bërë investime në rrjetin e ujësjellësit, në shkollën ngrohje qendrore, në fushën e sportit dhe gjitha kërkesat që kanë qenë janë realizuar dhe tejkalojnë vlerën mbi 20 milion denarë”- deklaroi kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani.
“Jemi në fshatin Neproshten, kemi një projekt mega të madh nga komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit. Punët janë duke shkuar në mënyrë shumë të mirë”- tha këshilltari komunal, Betim Mustafi.
Punimet për zgjerim të rrugëve dhe rregullim anësor me trotuare punohet edhe në fsh. Sllatin, fsh. Përshevcë dhe Kllogjë të Komunës së Tearcës.
Këto punë janë duke u realizuar në bashkëpunimin me banorët e këtyre fshatrave.
VISAR SADIKU
