Maqedoni
Izairi për deponitë e mbeturinave: Zgjidhëm dy probleme, punojmë për të tjerat
21.10.2015 16:14
“Shfrytëzimi i mbeturinave si mundësi investuese në Maqedoni” ishte tema e konferencës vjetore ndërkombëtare, kushtuar ambientit...

Ministri i ekologjisë, Nurhan Izairi, thotë se mbajtja e mjedisit jetësor të pastër dhe të shëndetshëm është përgjegjësi e të gjithëve, përfshi ministritë, komunat dhe bashkësinë e biznesit.
“Ne praktikisht kemi filluar të zgjedhim çështjen e deponive dhe të mbeturinave për dy rajone kështu që në një rajon është përfshirë Likova dhe Kumanova. Deri ne fund te viti do të hapet edhe një ankand për plan për menaxhim me mbeturina për katër rajone tjera. Mbeten rajoni veri-lindor dhe i Pollogut që duhet gjetur zgjedhje, por të dy rajonet jan duke punuar intensivisht për menaxhim me mbeturinat dhe shum shpejt pritet të hapet edhe ankandi për zgjidhjen e këtij problemi të kamotshëm”, tha Nurhan Izairi, ministri i mjedisit jetësor,
I pyetur për mundësinë e dislokimit të kompanisë Drisla pasi qytetarët e komunës së Studeniçanit ankohen nga era e keqe, ministri tha se Drislla posedon lejen për menaxhim me mbeturinat dhe ajo intenzivisht është duke punuar në implementimin e asaj që është e parapame me lejen ekologjike.
GYLTENE SINANI
