Botë

Kriza e emigrantëve 15 mijë fëmijë azilkërkues në Suedi

21.10.2015 16:29

Mijëra emigrante dhe refugjatë transportohen me trena nga Kroacia drejt Sllovenisë , ku më pas kalojnë në këmbë kufirin...

Të lënë në duart e fatit dhe të drejtuar nga vetevetja në një vend të panjohur, një pjesë e grupit të cilët përfshinin shumë gra dhe fëmijë kanë ngecur tek lumi Sutla të cilin duhet ta kalojnë për të hyrë në Slloveni ku edhe I pret policia.
 
Të lodhur nga rruga e gjatë, të lagur dhe të plogësht nga sfidat e kaluara ata presin që  policia  sllovene ti  evidentojë që të vazhdojnë rrugën.  
 
Por edhe pas evidentrimit, ata  ecin nën përcjellje të policisë drejt  qendrës së  pritjes rreth 15 kilometra larg, ku duhet  të regjistrohen.  
 
Mijëra emigrant kanë hyri në Slloveni. Destinacioni I tyre I fundit është Evropa Perëndimore.
 
Në këtë rrugë të gjatë, më të dhimshme janë historitë e fëmijëve.
 
Vetëm në Suedi azil kanë kërkuar 15 mijë fëmijë që udhëtojnë të pashoqëruar.
 
Matilda Brinck Larsen është punëtore sociale e cila udhëheq një qendër përkujdesi për fëmijët, shumica e fëmijëve janë të traumatizuar kur arrijnë atje thotë ajo duke shtuar se bashkë me kolegët u jep fgëmijëve shpresë për një të ardhme më të mirë.
 
“Nëse sytë e tjetrit janë në mua, atëherë lë anash letrat dhe ulem për disa minuta të ndaj storien e tij. Por edhe në rast se nuk kemi të njejtën gjuhë ai mund të më flet me sytë e tij”, tha Matilda Brinck Larsen, punëtore sociale.
 
Shumica e emigrantëve janë të mitur sikur edhe Omar Vahibi nga Damasku, prindërit e të cilit kishin vendosur ta largonin pasiqë cdo gjë ishte përkeqësuar më shumë dhe e kishin drejtuar nga Suedia, ku nëna e tij të cilën e përshkruan duke qarë dhe të shqetësuar I ka thënë se qëndron me shpresë se një ditë do ta takojë në Suedi. 
 
Për shumicën e migrantëve dhe refugjatëve kjo është ëndrra e fundit, të fitojne azil dhe të marin familjet e tyre atje.
 
LEONORA KALIQI