Maqedoni

Xhaferi për marrëveshjen e përzhinës: Nuk janë shterur ende të gjitha mundësitë

21.10.2015 16:42

Edhe përkundër vështirsive të shumta sa I përket jetësimit të marrëveshjes së Përzhinës, e nënshkruar nga katër partit politke më të mëdha në vend...

Edhe përkundër vështirsive të shumta sa I përket jetësimit të marrëveshjes së Përzhinës, e nënshkruar nga katër partit politke më të mëdha në vend, zv/kryeministri Musa Xhaferi është optimist se bisedimet nuk do të dështojnë dhe sipas tij nuk janë shterur ende të gjitha mundësitë.
 
Ai pranon se grupet e punës ballafaqohen me vështirësi të shumta në implementimin e marrëveshjes, por ato duhet të gjejnë forcë që procesi mos të rikthehet nga e para. 
 
“Në fakt ka vështirësi gjatë bisedimeve, ka vështirësi gjatë implementimit të marrëveshjes dhe nuk do të them që të gjitha mundësitë janë shterur. Ka shans që të vazhdohet me dialog, të insistohet për implementim të marrëveshjes, gati gjysma e marrëveshjes është në fazën gati gjysmë të realizimit dhe besoj që të gjithë do të gjejnë forca që të mos rikthehet procesi pas, të mos dështojë, duke pas parasysh edhe mbështetjen e fortë ndërkombëtare të Uashingtonit dhe Brukselit”, tha Musa Xhaferi, Zv-Kryeministër
 
Xhaferi thotë se kjo marrëveshje nuk është e rëndësishme vetëm për BDI-në, por për të gjithë qytetarët e vendit pasi që ka për qëllim të nxjerr vendin nga ngërçi politik dhe institucional.  
 
SANIJE KASAMI