Botë

Slloveni digjet kampi i refugjatëve

21.10.2015 16:58

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një kamp refugjatësh në Slloveni, teksa zjarrëfikësist kanë punuar për shuarjen e flakëve dhe stabilizimin e situatës.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por shumë prej tendave dhe çadrave të emigrantëve janë shkatërruar nga flakët.
 
Kampi ndodhet në kufirin me Kroacinë dhe në të janë strehuar 20 mijë emigrantët që kanë mbërritur që prej të shtunës në Slloveni dhe që po presin të kalojnë kufirin për të mbërritur në Austri.
 
Sakaq situatë e rëndë paraqitet edhe në qytetin port Kale të Francës, ku 6 mijë klandestinë po qëndrojnë në kushte të vështira në kampin e improvizuar me shpresën e kalimit të tunelit të Lamanshit për të arritur në Britaninë e Madhe.