Maqedoni
“Pleniumi i nxënësve” në protesta, kundështohet testimi ekstern dhe matura shtetërore
21.10.2015 17:16
Nxënësit e shkollave të mesme përseri iu rikthyen protestave në rrugë...

Plenumi i nxënësëve në Shkup realizoi marsh protestues, duke rikujtuar kërkesat e vjetra për heqjen e testimit ekstern dhe qendrimi i modelit të vjetër të maturës shtetërore për nxënësit të regjistruar, derisa nuk formohet koncepti i ri në të cilin në debat do të marrin pjesë edhe nxënësit.
“Ka kaluar gati një vit që nuk kemi realizuar asnjë takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. Tani jemi këtu për t’ua rikujtuar dhe përseritur të gjithëve kërkesat tona. Modelet e reja që parashikohen për maturës shtetërore, të vlejnë për nxënësit që do të regjistrohet të ardhmen, ndërsa grupi negociues i plenumit të nxënësve ndërkohë të merr pjesë në bisedimet e ardhshme për modelimin e maturës shtetërore, njëjtë si që duhet të marrim pjesë edhe për konceptin e ri të vlersimit ekstern”, thonë nga plenumi i nxënësve
“Ne do të ndalojmë atëherë kur do ti ndaloni edhe ju reformat aktuale të arsimit. Prej ju varet a do t’i boshatisim përseri bankat shkollore, a do të kthehemi në parkun përballë dhe a do të jenë emrat tuaj të shkruara përseri në tabelën e turpit për këtë që e bëni”, shtuan ata.
Protestat e nxënësve i mbështeten edhe disa deputetë të pavarur dhe profesorë.
“Të gjithë së bashku duhet të luftojmë për arsim më të mirë dhe më cilësor. Idea nuk është të hiqet testimi ekstern i cili është një proces defektos dhe i dëmshëm por beteja duhet të bëhet më reforma strukturore në arsimin e mesëm dhe të lartë” ,tha Sollza Grçeva, deputete e pavarur.
“Me injorimin e esencës nuk mund të ndodhë asgjë. Si të shpresojmë se do të ketë esencë dhe kuptim prej diçka që është bosh. Këto të ashtuquajtura reforma janë vetëm formalitet dhe reforma të zbrazta”, tha Dushko Stojanovski, profesor.
Nga plenumi i nxënësve akuzuan se disa shkolla të mesme kanë mbyllur nxënësit brenda duke I penguar të dalin në protesta.
REXHEP QAMILI
