Maqedoni

Mosrespektimi i marrëveshjes së përzhinës, analistët: Joseriozitet politik, priten sanksione

21.10.2015 17:33

Shkelja e mbrëmshme e marrëveshjes politike është kulminacioni I joseriozitetit të liderëve politik në tejkalimin e krizës politike...

 
Analistët Naser Zyberi dhe Albert Hani thonë se ecuria e këtillë e zhvillimeve politike vë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve të 24 prillit, vitin e ardhshëm, duke shpier vendin në një krizë të thellë politike dhe ekonomike. 
 
“Prolongimi i njëpasnjëshëm i afateve e ngushton hapësirën për të organizuar zgjedhje fer, të ndershme, të pranueshme nga të gjitha palët sepse pamundëson krijimin e kushteve adekuate për një proces të këtillë. Në qoftëse nuk mund të organizohen zgjedhje të parakohshme të pranueshme nga të gjitha palët atëherë Maqedonia futet në një krizë edhe më të thellë nga ajo që kemi sot”, tha Naser Zyberi.
 
“Unioni Europian dhe bota mundohen që ti ndihmojnë Maqedonisë ndërsa Maqedonia më tepër interesohet për ti përmbush interesat personale dhe jo interesat e gjith qytetarëve dhe të gjithë shtetit. Mos pasja e seriozitetit në këto marrëveshje nënkupton se Maqedoninë e parapret një krizë e madhe politike dhe ekonomike”, tha Albert Hani.
 
Analistët nuk përjashtojnë mundësinë e publikimit të “bombave” si dhe daljen në rrugë të qytetarëve. 
 
Çelës i vetëm për zgjidhjen e ngërçit politik, sipas Zyberit mund të jenë sanksionet nga BE dhe Shtetet e Bashkuara ndaj figurave politike që pengojnë procesin.
 
Ndëraq Albert Hani konsideron se duhet të rritet përgjegjësia tek lidershipi i vendit.
 
“Këto sansksione mund të jenë sanksione ndaj personave bartës të funskioneve publike duke u pamundësuar qarkullimin e lirë në vendet e Unionit Europian, SHBA-të dhe në vendet tjera mike të këtyre vendeve, duke u’a ngrirë llogaritë bankare nëpër këto shtete dhe deri te sanksionet ekonomike të cilat do të ishin me pasoja të rënda për gjithë qytetarët e RM-së”, shtoi Zyberi.
 
“Përgjegjësia duhet të meret nga liderët partiak. Ata vetë do të duhet të interesohen sa më tepër që jo vetëm ti përmbushin afatet e Marrëveshjes së Përzhinos po të punojnë me përgjegjësi për të mirën e këtij shteti”, shtoi Hani.
 
Palët në bisedime mbrëmë për herë të tretë nuk respektuan afatet e zbatimit të marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut, duke mos u dakorduar mbi emrat e ministrave të ri dhe zëvendësave me propozim të LSDM -së. 
 
Shkelja e parë u bë me mosekipimin e ndihmësave të prokurores speciale. 
 
Shkelja e dyti u shënua më 6 nëntor me mos arritjen e marrëveshjes për pakon zgjedhore.
 
MERAL ISMAILI