Maqedoni

"Përgjegjësi shoqërore për të gjithë", shpërblime për 28 kompani

21.10.2015 17:37

28 kompani fituan çmime në kategori të ndryshme në ceremoninë e ndarjes së Çmimit shtetëror për praktikat me përgjegjësi shoqërore për vitin 2014...

Mes fituesve edhe kompanitë shqiptare “Gemak Trejd“ dhe “Dauti Komerc” 
 
Ministria e Ekonomisë edhe këtë vit ka dhënë mbështetje financiare për organizimin e çmimit nacional.
 
Ministri Neziri potencoi me këtë rast se për këtë çmim sivjet konkurruan 34 ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha me rreth 50 projekte.
 
“Ky fakt dëshmon se koncepti i përgjegjësisë shoqërore po bëhet pjesë përbërëse e aktiviteteve të subjekteve afariste në vend, duke ndjekur shembullin e Evropës. Kështu në mënyrë direkte ata përmirësojnë konkurrencën e tyre në ekonominë globale, rrisin vlerën e shtuar të produkteve dhe shërbimeve të tyre, dhe rrisin reputacionin dhe imazhin e kompanive’, tha ministri Neziri.
 
Ai shprehu falenderim të veçantë për Bashkimin Evropian, trupin koordinues për përgjegjësi shoqërore dhe Konfederatën e Biznesit të Maqedonisë, si partner të projektit nga Maqedonia.