Botë

Kosova drejt antarësimit ne UNESCO merr 27 vota pro nga bordi ekzekutiv

21.10.2015 17:50

Kosova ka arritur ta kalojë pengesën e parë drejt rrugës në UNESCO...

Në votimin e mbajtur sot në mbledhjen e bordit ekzekutiv, Kosova ka marrë 27 vota pro, 14 kanë qenë kundër dhe 14 kanë abstenuar.
 
Më herët me kërkesë të Rusisë dhe Kubës mbledhja e bordit ekzekutiv të UNESCO-s është ndërprerë pak minuta pasi ajo filloi diskutimin.Serbia ka lobuar gjatë që shtetet të mos votojnë pro Kosovës, duke përdorur fushatë të egër nëpër media.
 
Pjesa më e madhe e shteteve evropiane, duke përfshirë edhe ato që se kanë njohur Kosovën kanë premtuar se do të votojnë pro anëtarësimit në këtë organizatë.
 
Këshilli Ekzekutiv ka 58 anëtarë, 32 prej të cilëve janë përfaqësues të vendeve që e kanë njohur Kosovën, dhe rreth njëzet prej tyre e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranim të Kosovës në UNESCO.
 
Aplikimi për pranimin e Kosovës në UNESCO është dorëzuar formalisht nga Shqipëria dhe është mbështetur nga 45 vende.
 
Pas votimit të sotshëm nëse Kosova arrin të marrë shumicën e votave, atëherë, pranimi do të duhej të ndodhte në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila do t’i zhvillojë punimet nga data 3 deri më 18 nëntor.
 
Konferenca e Përgjithshme përbëhet nga përfaqësues të 195 vendeve anëtare.
 
Çdo vend anëtar ka një votë dhe vendimi kërkon një shumicë prej dy të tretash.