Grante për mbështetje të organizatave qytetare

22.10.2015 10:04

Pesëmbëdhjetë grantet e para të aksionit për mbështetje të organizatave qytetare do të ndahen sot në organizim të CIVICA mobilitas...

Buxheti i përgjithshëm është mbi 25 milionë denarë, ndërsa mjetet janë dedikuar për projekte për përforcimin e marrëdhënieve me qytetarët, bashkësitë dhe opinionin më të gjerë, si dhe ndikim për arritjen e ndryshimeve pozitive shoqërore.

Certifikatat, gjashtë grantistëve të rinj do t'ua ndajë ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazarato.

Faza e re e CIVICA mobilitas e cila do të sigurojë mbështetje për organizatat qytetare dhe aktorët e tjerë të shoqërisë civile në katër vitet e ardhshme filloi në tetor të vitit të kaluar. (mia.mk)