Ansambli artistik nga qyteti kinez Çangsha merr pjesë si mysafir në Shkup

22.10.2015 10:24

Në organizim të Institutit "Konfucij" pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, sonte nga ora 20:00 në Shtëpinë e ARM-së në Shkup do të jetë mysafir ansambli artistik nga Çangsha - kryeqyteti i provincës Hunan në RP të Kinës...

Ansambli do të marrë pjesë me këngë dhe valle nga pjesë të ndryshme të Kinës, ndërsa do të prezantojë edhe aftësi luftarake të cilat janë frymë dhe traditë e kulturës kineze. Do të ekspozohet edhe muzikë në instrumentin tradicional kinez pipa, në flautin kinez dhe lahutën nga bambuja.

Instituti "Konfucij" - Shkup u hap në vitin 2013 dhe është vendosur në hyrjen kryesore të BKU "Shën Klimenti i Ohrit". Qëllimet e institutit "Konfucij" nëpër botë janë njohja e historisë së pasur dhe kulturës së Kinës dhe përforcimin e bashkëpunimit arsimor midis Kinës dhe vendeve në të cilat ato janë hapur.

"Konfucij" në Shkup disponon me bibliotekë me libra dhe revista, DVD, filma dhe audio materiale, ndërsa organizon edhe mësim për studimin e gjuhës kineze. (mia.mk)