Një grup prej rreth tre mijë refugjatë ka hyrë në Slloveni

22.10.2015 10:28

Policia sllovene kumtoi se herët në mëngjes në Slloveni ka arritur grupi më i madh deri më tani i refugjatëve prej dy deri në tre mijë...

Grupi ka kaluar në Rigonce rreth orës katër, ndërsa mbrëmë në Bizelsko kanë arritur edhe 1.500 emigrantë.

Zëdhënësja e policisë së Novo Mesto, Alenka Drenik deklaroi se dy grupet kanë arritur pa paralajmërim paraprak të autoriteteve kroate.

Grupi prej 2.200 refugjatëve e ka lëshuar mbrëmë qendrën e pranimit në Slloveni dhe kanë kaluar në territorin e Austrisë. (mia.mk)