Promovim i Buletinit juridik për praktikën gjyqësore të gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut

22.10.2015 10:12

Në Ministrinë e Drejtësisë sot do të promovohet Buletini juridik dedikuar praktikës gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, qëllimi i të cilit është zbatim më i suksesshëm i standardeve të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut nga ana e gjykatave kombëtare në Maqedoni...

Në kuadër të promovimit, mes tjerash, do të mbajnë fjalime Lidija Nedelkovska, kryetare e Gjykatës së lartë të Republikës së Maqedonisë, Shtefan Pirner, Udhëheqës rajonal i projektit të Fondacionit IRZ i obliguar për rajonin e Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Ky Buletin juridik do të paraqesë formë të informimit në intervalet e rregullta kohore të opinionit profesional dhe të përgjithshëm të Maqedonisë për praktikën gjyqësore në Gjykatën e Strasburgut, si dhe për tema tjera aktuale në lidhje me KEDNJ-në. Buletini para së gjithash do të distribuohet në formë elektronike. Në këtë mënyrë do të krijohet medium aktual, i cili do të raportojë pa vonesa dhe do të jetë falas.

Numri i parë i Buletinit përbëhet vetëm nga gjykimet e KEDNJ-së. megjithatë, nëpër numrat e ardhshëm, shfrytëzuesit janë të ftuar të dorëzojnë edhe punimet e tyre në tema në lidhje me KEDNJ-në, komente të gjykimeve të KEDNJ-së, si dhe raporte për ngjarje të mbajtura në tema nga sfera e të drejtave të njeriut ose tregime të publikimeve në tema të tilla. (mia.mk)