Orban: Liderët evropianë duhet ta ndryshojnë politikën e migrimit

22.10.2015 11:37

Kryeministri hungarez, Viktor Orban mbrëmë u bëri thirrje liderëve evropianë që ta ndryshojnë politikën e migrimit dhe t'i kyçin votuesit në debatin për të ardhmen e kontinentit, në të kundërtën do të përballen me krizë politike dhe rrezik për rendin demokratik....

Orban, i cili sot do të flasë në Kongresin e Partisë popullore evropiane në Madrid, deklaroi për kanalin televiziv shtetëror M1 se liderët evropianë nuk kanë mandat të lëshojnë qindra mijë emigrantë të hyjnë në Bashkimin Evropian me kontrollë shumë të vogël apo kurfarë kontrolli.

"Vendosja e rrethojës nga ana e Hungarisë në kufirin e vet jugor ka për qëllim që të mos i lëshojë emigrantët në Evropë, e jo t'i kahëzojë drejt marshrutës së re drejt Gjermanisë", theksoi ai.

Orban shtoi se u ka bërë thirrje fqinjëve ballkanik të Hungarisë që të ndihmojnë në ndërprerjen e valës së emigrantëve.