Pa energji elektrike disa rrugë dhe fshatëra të Shkupit
22.10.2015 12:07
Për shkak të punimeve teknike në elektro - sistem, pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në ora 15:00 do të mbeten konsumatorët e fshatit Kopanicë, një pjesë nga rruga 10, si dhe një pjesë nga rrugët: 1, 5,7 dhe 9...

Siç kumtoi Qendra Rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pa energji elektrike prej orës 12:00 deri në ora 15:00 do të mbesin konsumatorët në rrugën "Gjorçe Petrov" nga numrat 91-105, prej orës 08:00 deri në orën 12:00 konsumatorët nga rruga "Atanas Iljoski" dhe nga ora 09:00 deri në ora 15:00 konsumatorët e rrugëve "Metohiska", "Guadalajara", "Indira Gandi".
