Arrestohet një pedofol nga Manastiri
22.10.2015 13:35
SPB Manastir ngriti padi penale kundër A.L. (60) nga Manastiri i dyshuar për veprën penale "sulm seksual ndaj një fëmije nën moshën 14 vjeç"...

"I dyshuari në dy raste në tetor të këtij viti me automjetin e tij i ka marrë të tre fëmijët të mitur, dy motra dhe shoqen e tyre të mitur, të cilat ndodheshin në këndin e lojrave në Parkun e qytetit, i ka thirrë dhe i ka çuar jashtë qytetit në fshatin afër Manastirit, ku ndaj të tre vajzave ka kryer akt seksual”, kumtoi sot MPB-ja.
Nga ana e gjykatësit në procedurën e mëparshme të të dyshuarit i është caktuar masa paraburgim me kohëzgjatje prej 30 ditëve. (mia.mk)
