Janë dhënë 3.506 vërtetime për kërkesë të azilit
Në 24 orëshin e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 3.506 shtetas të huaj, prej të cilëve, 1.836 janë të gjinisë mashkullore, 649 janë të gjinisë femërore, 768 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 253 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit....

MPB-ja sot kumtoi se sipas shtetësisë, personat të cilëve më së shumti u janë dhënë vërtetime janë shtetasit e Sirisë 2.040, Afganistanit 837, Irakut 347, ndërsa të tjerët ajnë në numër më të vogël.
Në periudhën prej 19 qershori deri më 22 tetor në orën 08:00, janë dhënë gjithsej 165.197 vërtetime për shtetasit e huaj, prej të cilëve 104.548 janë të gjinisë mashkullore, 23.162 janë të gjinisë femërore, 30.508 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 6.979 fëmijë, të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, theksohet në kumtesë, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 112.381, pastaj të Afganistanit 28.213, të Irakut 121.625, Pakistanit 3.850, Palestinës 1.564, Iranit 2.081, Somalisë 869, Bangladeshit 853, Kongos 457, Nigerisë 250, Kamerunit 220, Eritresë 204, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në oeriudhën prej orës 08 dje deri në ora 08 sot në Repartin për azil nuk janë shtruar kërkesa për njohje të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë kërkesa nga shtetas nga Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit.
Në NP Qendra e pranimit për aplikuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 21.10.2015 janë evidentuar gjithsej katër kërkues të azilit, të gjithë burra. Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, dy azil-kërkues (persona minoren me shoqërimin e kujdestarit dhe një burrë) janë përkujdesur në një vend tjetër për akomodim të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. (mia.mk)
